Please enter at least 3 characters.

MAShT prezanton kornizën për arsimin parauniversitar

2018/03/bytyqii.jpg

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të UNICEF-it do të prezantojnë sot Kornizën me Tregues Arsimorë, Raportin vjetor statistikor me tregues kyç për arsimin parauniversitar dhe Udhëzuesin për llogaritjen e shpenzimeve në arsimin parauniversitar.

Në këtë prezantim do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Prezantimi i këtyre dokumenteve do të bëhet në ambientet e MAShT-it.