Please enter at least 3 characters.

MASH publikoi rezultatet e bursave për studime të ciklit të dytë në RMV për vitin akademik 2023/2024

2023/09/ministerstvo-za-obrazovanie-scaled-1-1170x780-1.jpg

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar.

Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore.

“Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar. Kandidatët të cilët pranohen në mënyrë shtesë do të njoftohen për nënshkrimin e marrëveshjes.