Martohen Eddie Murphy dhe Tracey Edmonds
29/12/2007
Edmonds kishte zbuluar gjatë muajit tetor se ajo dhe Murphy planifikojnë të martohen para fundit të vitit 2007.
Ajo kishte thënë se parashikon “një ceremoni shumë intime”: “Martesa ime e radhës do të jetë shumë më e vogël se e para”.
Murphy i propozoi martesë Tracey Edmonds gjatë muajit korrik të këtij viti, derisa ishin duke shikuar televizor.
Ajo ka thënë se ai ka lëvizur rastësisht dhe pastaj e ka befasuar duke i rënë në gjunjë dhe duke i kërkuar dorën.


