Please enter at least 3 characters.

Martin Garrix në vendin e dytë si DJ më i mirë në botë

2021/10/martingarrix-197660913_846747285924465_2934981467343324949_n-e1634209099512.jpg

Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë.

Kjo në bazë të një vlerësimi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, ndërkohë që vendi i parë i takon yllit tashmë të popullarizuar, David Guetta.

I lumtur për suksesin, artisti holandez ka bërë një reagim në rrjete sociale megjithëse kishte një kritikë.

Foto: DJ Mag

“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë”, ka thënë ai pasi organizata kishte shkruar Garixx.

"Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj industrie të mahnitshme dhe nuk mund të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më votuan si DJ-në e parë. DJ për të dytin vit radhazi. Do të thotë shumë”, u shpreh Guetta në anën tjetër.

Martin tashmë është i njohur për hitet si: “Animals”, “Scared to be lonely”, “Diamonds”, “There for you” etj.

I njëjti ka edhe një bashkëpunim të suksesshëm me artisten shqiptare, Bebe Rexha, të quajtur “In the name of love”. /Telegrafi/