Please enter at least 3 characters.

Marotta: Objektivi parësor është Liga e Kampionëve

2018/05/Giuseppe-Marotta.jpg
227:"CAGLIARI, ITALY - JANUARY 06: Giuseppe Marotta and Tommaso Giulini during the serie A match between Cagliari Calcio and Juventus at Stadio Sant'Elia on January 6, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv, Giuseppe Marotta, ka rrëfyer se dëshira dhe objektivi parësor për sezonin e ri është të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër në vitet e fundit ka bërë paraqitje të mira në garën më të madhe për klube në Evropë, por disi i ka munguar fati.

"Ishte një Scudetto më e vështirë, kur vështirësitë janë të shumta, të shijon më shumë. Kemi fituar edhe me VAR, gjithë gabimet nuk janë eliminuar, por është një mjet që të ndihmon të përmirësosh disa".

(Foto: Getty Images)

"E ardhmja e Allegrit? Do të kemi një takim me trajnerin në ditët në vijim. Çdo gjë varet edhe nga ndjenjat dhe vlerësimet e tij. Allegri ka treguar të gjitha vlerat e tij dhe besoj që do vazhdojmë".

"Liga e Kampionëve? I afrohemi gjithmonë afër. Nuk mendoj gjithmonë vetëm për drejtuesit dhe trajnerët, por edhe për tifozët. Objektivi parësor është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Në vitin e ri do provojmë prapë për ta arritur këtë objektiv. Reali ishte superior, siç tregojnë rezultatet në vitet e fundit, ata janë në rrugë ta fitojnë prapë. Juve ka qenë e fundit që ka eliminuar Realin në pesë vitet e fundit", ka thënë Marotta në Radio 1.

Në fundjavën e fundit Juve barazoi me Romën dhe kështu fitoi titullin në Serie A, i shtati radhazi.

Vlen të theksohet se Juventusi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve në histori të klubit (: 1984/85, 1995/96). /Telegrafi/