Please enter at least 3 characters.

Marina Vjollca: Buzëqesh dhe bota do të të buzëqesh ty

2021/03/Photo-shared-by-MARINA-VJOLLCA-on-e1616608461645.jpg

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është ndër më të pëlqyerat për momentin.

Ajo ka arritur që përmes paraqitjeve të shumta televizive, të grumbullojë me mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Kështu, për t’i mbajtur aktiv, ajo shpesh publikon imazhe të ndryshme në rrjetin social Instagram, duke marrë komente nga më të ndryshmet.

Së fundmi, Marina është shfaqur me një veshje elegante, teksa më shumë tek ajo dominonte ngjyra e zezë.

Flokët dhe makijazhin i pati në nivel profesional, duke bërë që Marina të pëlqehet edhe më shumë për dukjen.

“Buzëqesh dhe bota do të të buzëqesh ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kujtojmë se Vjollca është moderator e suksesshme, ndërsa tani po merret me emisionin “Klanifornia”. /Telegrafi/