Please enter at least 3 characters.

Margaret Qualley i bashkohet Aubrey Plaza-s në një shëtitje me foshnjën në New York

Margaret Qualley dhe Aubrey Plaza u fotografuan së bashku në New York, teksa aktoret shijuan një shëtitje me foshnjën e porsalindur të Plazës.

Qualley, 31 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të shkurtër rozë të çelët, këpucë të sheshta dhe syze dielli, ndërsa nxirrte qenin e saj për shëtitje.

Në krah të saj ishte Plaza, 42 vjeçe, e veshur në mënyrë më sportive me bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra me vija dhe mokasina, ndërsa mbante foshnjën në një mbajtëse, shkruan DailyMail.

Për Plazën, ky është fëmija i parë me aktorin Christopher Abbott. Ajo e konfirmoi shtatzëninë në prill, ndërsa ardhja në jetë e foshnjës u bë publike së fundmi.

Dy aktoret kanë krijuar një miqësi të ngushtë pas bashkëpunimit në filmin “Honey Don’t!” të vitit 2025.

Plaza e ka përshkruar Qualley-n si një “shoqe të përjetshme”, duke treguar se dyshja i kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës edhe në periudha të vështira. /Telegrafi/