Please enter at least 3 characters.

Marco Asensio së paku tri javë jashtë fushave të blerta

2017/11/Marco-Asensio-638337.jpg

Marcos Asensio është larguar nga hoteli ku po qëndron skuadra e Real Madridit në Abu Dhabi.

Ai do t'i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara mjekësore, ku do të vlerësohet dëmtimi i muskujve të këmbës së djathtë.

Spanjoll u lëndua në gjysmëfinale e Kupës Botërore për Klube kundër Kashimas dhe në sesionin e djeshëm të ushtrimeve nuk morri pjesë.

Super djaloshi i super golave, i destinuar për super të ardhme

Në fakt, sulmuesi kishte pësuar një lëndim të lehtë gjatë fundjavës në ligën elitare spanjolle ndaj Rayo Vallecanos.

Theksojmë se testet kanë treguar që 22-vjeçari do të jetë tri javë jashtë fushave të blerta, por çdo gjë do të kristalizohet brenda disa ditëve.

Ndërkohë, madrilenëve i është rikthyer pas lëndimeve mesfushori shkatërrues brazilian, Casemiro.

Ndryshe, Los Blancos në finalen të garës më prestigjioze botërore të klubeve do të luajë nesër kundër Al Alinit. /Telegrafi/