Please enter at least 3 characters.

Marco Asensio drejt Ligës Premier si lojtar i lirë?

2023/05/asensio.jpg
257:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Marco Asensio of Real Madrid looks on prior to the Copa del Rey Semi Final first leg match between Real Madrid and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2023 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Aston Villa thuhet se po planifikon një lëvizje verore për Marco Asension e Real Madridit, pavarësisht se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Skuadra e Unai Emery ka qenë në formë të mirë që kur spanjolli mori drejtimin nga Steven Gerrard vitin e kaluar dhe janë të vendosur të zhyten në afatin kalimtar të verës në mënyrë që të përforcojnë skuadrën e tyre.

The Villains duan të nënshkruajnë me Asension këtë verë dhe do t'i ofrojnë atij një pagë të majme për t’iu bashkuar, raporton The Athletic.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, Villa thuhet se po monitoron nga afër situatën pasi Emery është i prirur të forcojë opsionet e tij sulmuese, duke besuar se Asensio do të përmirësojë ekipin e tij.

Për më tepër, drejtori i ardhshëm Mateu Alemany është i pajtimit me transferimin ndërsa përgatitet të lërë rolin e tij me Barcelonën në fillim të korrikut. /Telegrafi/