Maqedonia - vend i varfër por fetar
08/01/2018
Kur njerëzit janë më të varfër, shkalla e fetarizmit rritet në atë vend, tregojnë të dhënat e analizës së Gallup dhe Eurostat.
Sipas këtyre të dhënave Maqedonia ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe fetarizmit në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gallup ka kryer analiza në 120 shtete, ku rezultatet tregojnë se religjioni ka rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve.
Sipas hetimeve sociale, ka disa shpjegime të mundshme për lidhjen mes religjionit, popullatës dhe pagave./Telegrafi/


