Please enter at least 3 characters.

Maqedonia e Veriut do t'i dhurojë helikopterë Ukrainës

2023/03/helikopter-MK.png

Në seancën e djeshme të qeverisë është marrë vendim për dhurimin e helikopterëve për Ukrainën. Këtë e kishte bërë të ditur më herët edhe ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila tha se me gjasë do të dhurohen 12 helikopterë Mi-24.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën e lidhjes së Protokollit për dhurimin e avionëve (helikopterëve) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe miratoi Vendimin për dhurimin e avionëve (helikopterë) në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës”, njoftoi Qeveria.

Helikopterët Mi-24 që do të dhurohen nga vendi janë të prodhimit rus dhe janë blerë nga Ukraina në vitin 2001, por burimet e tyre kanë mbaruar 8 vjet më parë, domethënë nuk përdoren për mungesë të pjesëve rezervë dhe të ngjashme.

"Disa prej tyre janë modernizuar - dmth dy, por ai modernizim është përshtatur me ato kushte atëherë dhe absolutisht nuk korrespondon me atë që duhet tani, edhe nëse duam të flasim për zhvillimin e teknologjive - tha Petrovska disa ditë më parë./Telegrafi/