Maqedoni: Për 24 orë 595 gjoba për mosmbajtje të maskës
17/12/2020
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë gjobitur 595 persona për mosmbajtje të maskës.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t'i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/


