Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, numri i nxënësve shënon rënie në krahasim me vitin e kaluar

2019/01/auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470.jpg

Në fund të vitit mësimor 2017/2018 numri i nxënësve në shkollat fillore ka qenë 188.517, që është një rënie prej 0.9% krahasuar me vitin e kaluar paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, te shkollat e mesme deri në fund të vitit 2017/2018 ka pasur 70.861 nxënës, përkatësisht ulje prej 2.2% në krahasim me vitin mësimor 2016/2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

Enti Shtetëror për Statistika shpalli të dhëna për numrin e nxënësve që kanë mbaruar shkollën fillore dhe të mesme sipas gjuhës që mbahet, për suksesin e nxënësve në radhët e shkollave fillore si dhe për numrin e nxënësve në shkollat speciale dhe fetare./Telegrafi/