Maqedoni, fatkeqësi komunikacioni në rrugën Vinicë-Koçanë
22/01/2011
Në vendin e fatkeqësisë vdiq Ile L. (22 vjeç) nga Koçani, ndërsa lëndime trupore morën bashkudhëtarët e tij D.J. (22 vjeç) dhe B.M. (30 vjeç), të dy nga Koçani. Pas ndihmës së ofruar mjekësore në Qendrën mjekësore në Koçanë, të lënduarit janë lëshuar për mjekim në shtëpi.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacioni policor-Vinicë, zëvendësprokurori publik dhe gjykatësi hetues, pas urdhrit të të cilit trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion. /MIA/


