Mandzukic, në janar drejt Unitedit?
228:"PARMA, ITALY - AUGUST 24: Mario Mandzukic of Juventus looks on during the Serie A match between Parma Calcio and Juventus at Stadio Ennio Tardini on August 24, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Mario Mandzukic (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
30/09/2019
Derisa Manchester Unitedi po lidhet sërish me Mario Mandzukicin, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se klubi do ta transferojë një sulmues në afatin e janarit.
Djajtë e Kuq e lejuan largimin e Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku gjatë verës (të dy iu bashkuan Interit), duke shpresuar në cilësitë e Anthony Martial, Marcus Rashford dhe të riut Mason Greenwood.
Mirëpo, lëndimet e lojtarëve në fazën e sulmit, kanë bërë që Unitedi të mendojë për t'u përforcuar në fatin dimëror.
Mandzukic nuk ka vend në ekipin e parë të Juventusit, ndërsa ai tashmë ka refuzuar oferta nga Katari.
Teksa në një konferencë për shtyp, Solskjaer ka theksuar se në janar do të kërkojë një sulmues, mediat kanë nisur menjëherë të spekulojnë për futbollistin kroat. /Telegrafi/


