Manchester City i gatshëm të ofrojë Agueron dhe para për ta siguruar Neymarin
265:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Neymar of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
Sergio Aguero. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images
23/04/2019
Pep Guardiola dëshiron ta transferojë sulmuesin brazilian, Neymar në Etihad Stadium.
Manchester City synon të krijojë një skuadër edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë trofe edhe jashtë Anglisë.
Objektivi i madh i Pep Guardiolas mbetet braziliani Neymar, të cilin synon ta transferojë gjatë kësaj vere.
Sipas medieve në Spanjë, Neymar dëshiron të largohet nga PSG dhe duke parë dëshirën e tij për të nisur një aventurë të re te City janë të gatshëm të ofrojnë sulmuesin Sergio Aguero dhe 130 milionë funte, në mënyrë që ta bindin klubin parisien për të lejuar largimin e tij.
Kujtojmë se Neymar u transferua në Paris para dy vitesh nga Barcelona për shifrën rekorde 222 milionë euro. /KP/


