Manchester City – Bournemouth, formacionet zyrtare
01/12/2018
Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të jetë nikoqir i Bournemouthit në javën e 14-të në Ligën Premier.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola nuk di për humbje këtë edicion, ku ka marrë 11 fitore e dy barazime.
Në anën tjetër Bournemouth vije në këtë takim pas një serie negative ku në tri ndeshjet e fundit ka pësuar po aq humbje.
City synon të vazhdojë me fitore për ta mbajtur pozitën e parë, pasi është në ndjekje nga Liverpool, Tottenham dhe Chelsea.
Formacionet zyrtare:
Man City: Ederson, Danilo, Otamendi, Laporte, Zinchenko, Gundogan, B. Silva, Fernandinho, Sane, Jesus, Sterling.
Bournemouth: Begovic, Francis, S.Cook, Ake, Mings, Daniels, L.Cook, Surman, Fraser, Wilson, King. /Telegrafi/


