Please enter at least 3 characters.

Man Utd po bën përpjekje për transferimin e Mbuemos para fillimit të fazës përgatitore

Manchester United po përshpejton përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Brentfordit, Bryan Mbeumo.

Djajtë e Kuq shpresojnë ta mbyllin transferimin para fillimit të ndeshjeve para-sezonale më 7 korrik.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, United ka rritur ofertën e tyre në mbi 60 milionë funte.

Oferta fillestare e klubit prej 45 milionë funtesh plus 10 milionë bonuse ishte refuzuar nga Brentfordi.

Bisedimet mes dy klubeve janë intensifikuar në ditët e fundit dhe po synohet të arrihet një marrëveshje.

United dëshiron ta sigurojë sa më shpejt një nga objektivat kryesorë për repartin e sulmit.

Mbeumo raportohet se dëshiron kalimin në Old Trafford dhe kushtet personale nuk përbëjnë pengesë. /Telegrafi/