Man Utd ia cakton çmimin Onanas pas interesimit nga gjiganti francez
Manchester United i ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh portierit Andre Onana, pas interesimit të shprehur nga Monaco, sipas një raporti të ri.
Sipas Daily Mail, United po kërkojnë 30 milionë euro për Onanan gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Monaco nga Ligue 1 është e interesuar për shërbimet e tij.
Megjithatë, ky çmim konsiderohet i papërballueshëm për klubin nga principata, i cili do të vazhdojë të ndjekë situatën, por nuk pritet të bëjë një ofertë për sa kohë që kërkesa mbetet e tillë.
Edhe pse trajneri Ruben Amorim do të preferonte ta shiste Onanan këtë verë, raporti thotë se portieri është më afër qëndrimit në Carrington, pasi tashmë është kthyer në stërvitjet parasezonale.
Manchester United ka gjithashtu interes për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez, por prioritetet kryesore të klubit janë një sulmues, një mesfushor qendror dhe një mbrojtës.
Onana ka kontratë me United deri në vitin 2028 dhe sezonin e kaluar regjistroi 50 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur nëntë portë të paprekura në Ligën Premier nga gjithsej 34 ndeshje, në një sezon ku klubi përfundoi në vendin e 15-të në elitën angleze./Telegrafi/


