Man Utd e gjen në Brazil zëvendësuesin e Onanas – gati oferta e parë
Manchester United pritet të bëjë një ofertë për portierin e Botafogos, John, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube. 29-vjeçari spikati me paraqitjet e tij për skuadrën braziliane, e cila arriti deri në fazën me eliminim direkt të turneut, përpara se të mposhteshin nga rivali brazilian Palmeiras me rezultatin 1-0.Performanca e John ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, por ‘Djajtë e Kuq’ aktualisht udhëheqin garën për firmën e tij.Ruben Amorim, trajneri i ri i United, është në kërkim të një portieri të ri pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga Andre Onana gjatë sezonit të kaluar. Klubi anglez mund të bëjë së shpejti një hap konkret për transferimin e brazilianit, i cili mund të jetë i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm.


