Please enter at least 3 characters.

Man City dhe Real Madridi nuk do ta arrijnë - Musiala gati kontratën e re me Bayern Munich

2024/09/Musiala-2.jpg

Jamal Musiala është 'shumë i hapur' për të zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich, sipas Florian Plettenberg. Për momentin gjermani thuhet se është në bisedime pozitive me bavarezët. Paga e Musialës mund të rritet nga 8-9 milionë euro në 25 milionë euro bruto në vit. Marrëveshja e re do të skadonte vetëm në 2029 ose 2030.

Më herët u raportua për interesimin e Manchester Cityt dhe Real Madridit për 21-vjeçarin. Megjithatë, lojtari nuk është në bisedime me asnjërin nga këto klube.Musiala ka tre gola dhe dy asistime në tetë paraqitje për Bayern Munich këtë sezon. /Telegrafi/