Please enter at least 3 characters.

Mallëngjehet Soni për Ditën e të dashuruarve (Video)

Dita e të dashuruarve këtë vit e ka gjetur Soni Malajn vetëm, pasi ajo tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, italiani Mirko.

Këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar një pjesë të hitit të saj, “Shpirti im binjak”, në rrjetet sociale duke ia bashkëngjitur edhe një pjesë të tekstit.

“Ti do të mbetesh për shumë gjatë; Shpirti im binjak; Dhe kur së dyti të jetoj; Prapë do të kërkoj… Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që para Mirkos, Soni ka qenë në një lidhje shumë të përfolur edhe me kantautorin Flori Mumajesi. /Telegrafi/