Please enter at least 3 characters.

Malishevë, nga java e ardhshme planifikohet të fillojë dezinsektimi i zonave endemike

2018/04/d.jpg

Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata e dezinsektimit.

Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

"Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit", u tha në takim.

Gjithashtu u bë e ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës janë në përfundim e sipër.