Please enter at least 3 characters.

Malisheva dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

2024/08/Malisheva-Gjilani.png

Malisheva dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 14:00.

Ekipi i Bekim Isufit vjen nga një humbje nga Dukagjini dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive për të mos rrezikuar pozitën e tretë.

Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut është në formë të lartë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit, kështu që synon të vazhdoj me këto rezultate dhe të ngjitet në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Avdyli; Veliu, Vitija, Prekazi, Xhaka; Ndjigi, Limaj; Bushaj, Hazrollaj, Xhylani; Aliu;

Gjilani: Haxhihamza; Kqiku, Roganovic, Arago, Ibrahimi; Taipi, Shabani; Bilalli, Prapashtica, Basa; Jarovic;

/Telegrafi/