Please enter at least 3 characters.

Maksim Dimitrievski dorëzon padi penale kundër personave që e sulmuan (Foto)

2017/04/Maksim-Dimitrievski-1.jpg
3:"MVM

Deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski, ka ngritur padi penale për sulmuesit ndaj tij, të cilët siç thotë deputeti, i kanë prishur ahengun familjarë në një restorant në Kumanovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Incidenti ndodhi në fillim të muajit prill, ndërsa nga OBRM-PDUKM-ja akuzuan se Dimitrievski kishte sulmuar fizikisht disa të rinj.

Dimitrievski në profilin e tij në Facebook shkruan se, SPB Kumanovë pas 13 ditëve vazhdon të heshtë, mbulojë dhe montojë, ndërsa OBRM-PDUKM-ja dezinformon dhe manipulon./Telegrafi/