Please enter at least 3 characters.

Makarona me spinaq dhe bizele: Ky racion i mrekullueshëm përgatitet për 10 minuta!

Po ju japim recetën shumë më të thjeshtë seç keni pasur ndonjëherë për kënaqje me kafshata të shijshme

Përbërësit:

- 100 g makarona;- 2 lugë jogurt;- një grusht spinaq të freskët;- lëng të gjysmë limoni;- 3 – 4 lugë bizele;- vaj ulliri;- piper;- kripë.

Përgatitja:

Zieni makaronat në ujë të njelmët, kulloni dhe ktheni në enë.

Shtoni jogurtin, një lugë vaj, lëngun e limonit, bizelen, spinaqin, kripën dhe piperin.

Përzieni dhe shërbeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.