Please enter at least 3 characters.

Makarona me proshutë dhe ajkë kosi të mbushur me salcë kërpudhash

2021/01/1611217798_4444322.png

Vakt i shpejt, i shijshëm me makarona me të cilin do të kënaqet e gjithë familjaPërbërësit:- 200 g makarona;- 1 vezë;- 200 g ajkë kosi;- 2 lugë përbërës nga qesja e kërpudhave;- 3 kastravecë turshi;- 150 g proshutë (kube);- 200 ml qumësht- pak djathë;- kaçkavall

Përgatitja:

Makaronat kulloni dhe ftohni pak. Vezët tundni dhe shtoni ajkën dhe homogjenizoni.

Proshutën dhe kastravecët pritni në kube. Të gjitha hidhni në makarona.

Në qumësht shtoni 2 lugë përbërës kërpudhash. Edhe këto hidhni në makarona. Të gjitha bashkoni.

Tepsinë lyeni me vaj dhe qitni në të makaronat. Sipër mund të shtoni pak kube të mëdha djathi dhe kaçkavall të grirë në rende.

Piqni në 220 gradë Celsius 40-50 minuta.

Kur të ftohen shërbeni dhe kënaquni me shijen e mrekullueshme.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.