Please enter at least 3 characters.

Majlinda bën historinë, pozicionohet mbi të gjithë në ranglistën botërore të Xhudos (Foto)

2016/01/majlinda-b-euml-n-historin-euml-pozicionohet-mbi-t-euml-gjith-euml-n-euml-ranglist-euml-n-bot-euml-rore-t-euml-xhudos-foto_hd.jpg

Mbretëresha e botës në këtë sport luftarak, ka arritur ta ngrit epërsinë ndaj të gjithë xhudistëve në botë në ranglistën botërore, përfshirë këtu edhe meshkujt.

Ajo mban pozitën e parë në kategorinë -52 kg me 3750 pikë në total, por ky numër total i pikëve është më i madhi edhe në ranglistën e përgjithshme të xhudistëve nga të dy gjinitë.

Klikoni këtu për ta parë ranglistën botërore të xhudos.

Ky është një tjetër rekord i Majlindës, pasi që thuhet se deri më tani asnjëherë një xhudiste femër nuk ka qenë e para në ranglistën botërore.

Ky rezultat vjen pas suksesit të madh që Majlinda arriti duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që u mbajt në vendin që nuk e ka njohur Kosovën, në Chelyabinsk të Rusisë.

Ishte ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit dhe të sferave tjera. /Telegrafi/