Please enter at least 3 characters.

Madrid Open, Nadal fiton titullin e pestë në këtë turne

2017/05/RafaelNadal-dhe.jpg
11:"Denis Doyle

Rafael Nadal ka triumfuar ndaj Dominic Thiem (7-6, 6-4) në finalen e Madrid Open për ta fituar titullin e pestë të karrierës në këtë turne dhe është ngritur në katër vendet e para të renditjes së tenistëve.

Në këtë mënyrë, spanjolli regjistroi tre tituj radhazi, pas triumfeve edhe në Barcelona Open dhe Monte Carlo Masters, derisa rekordi i tij në terrene me dhe për këtë vit është ngritur në 15-0.

Të hënën, 30-vjeçari do të konfirmohet si numri katër i tenisit botëror duke e zhvendosur më poshtë fituesin e 18 titujve Grand Slam, Roger Federer.

Me këtë triumf, ai e ka barazuar rekordin me Novak Djokovic (të cilin e eliminoi në gjysmëfinale) me 30 tituj ‘ATP World Tour Masters 1000’.

Tash i mbetet të përgatitet për French Open që fillon më 22 maj, ndërsa Nadal e ka fituar atë turne nëntë herë gjatë karrierës. /Telegrafi/