Macron sulmohet me domate në një takim me qytetarët
27/04/2022
Presidenti i Francës ishte sërish objektiv i disa francezëve të pakënaqur. Gjatë vizitës në Cergy, dikush nga turma e qëlloi me domate Emmanuel Macronin.
Ngjarja ka ndodhur teksa Macron po fliste me qytetarët ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.
Sigurimi i presidentit ka reaguar menjëherë dhe ka krijuar një “ombrellë mbrojtëse”.
Ai nuk u lëndua në incident ndërsa kjo nuk është hera e parë që presidenti i Francës po sulmohet në publik.
Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, i pari i shtetit francez u godit me shuplakë nga një burrë gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Dromes, në juglindje të vendit. /Telegrafi/


