Machiato Band me album “live” në YouTube
07/08/2015
Grupi muzikor Machiato Band ka zbuluar se së shpejti do të publikojë këngë të reja në YouTube.
Djelmoshat tashmë kanë lansuar një album të ri me muzikë popullore, të xhiruar “live”.
Albumi, i cili është publikuar nën ombrellën e Emra Com, përmban gjithsej 13 këngë dhe është duke u pritur shumë mirë nga fansat e grupit.
Por, anëtarët kanë zbuluar për Telegrafi se ata së shpejti do t’i publikojnë këngët e albumit edhe në You Tube, ku të gjithë dëgjuesit do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë.
Të gjitha këngët janë incizuar me instrumente të gjallë në studion e grupit, Machiato Records. /Telegrafi/


