Please enter at least 3 characters.

Lyoni njofton klubet e interesuara, Fekir në shitje

2018/05/Nabil-Fekir.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 19: Nabil Fekir of Lyon (18) scores their first goal from the penalty spot during the UEFA Europa League Group E match between Everton FC and Olympique Lyon at Goodison Park on October 19, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)
12:"Getty Images

Olympique Lyon ka njoftuar klubet e interesuara se ylli francez, Nabil Fekir, do të shitet këtë afat kalimtar të verës.

Fekir është njëri nga lojtarët më të mirë francez të momentit, duke shënuar shumë gola dhe asistime me Lyonin në Ligue 1 dhe Evropë.

Paraqitjet e tij superiore kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij, por Lyoni nuk donte shitjen e tij.

Por, sipas mediumit francez L'Equipe, Lyon ka vendosur të vendosë reprezentuesin e Francës në shitje me hapjen e afatit kalimtar veror.

Megjithatë, klubet nuk do të munden ta transferojnë për ndonjë çmim të lirë, pasi francezët kërkojnë 60 milionë euro për Fekir.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tifoz i Fekir, por do të përballet me konkurrencën nga Arsenali, të cilët e kishin ndjekur mesfushori javën e kaluar.

Topçinjtë kanë bërë biznes me Lyonin vitin e kaluar duke blerë Alexandre Lacazette dhe janë të gatshëm të provojnë përsëri për Fekir.

Oferta fillestare e Arsenalit pritet të jetë 50 milionë euro për sulmuesin, i cili ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2020. /Telegrafi/