Please enter at least 3 characters.

LVG: Ndoshta De Gea dëshiron të largohet

2016/01/lvg-ndoshta-de-gea-d-euml-shiron-t-euml-largohet_hd.jpg

Manchester Unitedi nuk e ka lejuar deri më tani largimin e portierit drejt Santiago Bernabeut, pasi kërkonte transferimin e Sergio Ramos, gjë që tani është pothuajse e pamundur pasi mbrojtësi spanjoll ka arritur marrëveshje me Realin për vazhdimin e kontratës.

Menaxheri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal, e ka lavdëruar qëndrimin profesional të De Geas në raport me klubin, duke u angazhuar mjaft shumë në këto ndeshjet parasezonale, transmeton Koha.net.

“Kemi një situatë që nuk është aspak e favorshme për David de Gean, as për mua dhe as për klubin, ndoshta, ai dëshiron largimin”, ka theksuar holandezi.

I pyetur se cila është zgjidhja më e mirë, Van Gaal ka shtuar: “Duhet të presim dhe të shohim se çka do të ndodhë”. /Telegrafi/