Lupçe - Damianos: Je burri model në Shqipëri
Lupçe ka qenë një prej protagonistëve në debatin mes Ervinit dhe Damianos, që i kaloj edhe limitet.
Ajo çfarë ndodhi për djali nga Pusteci ka krijuar një panoramë të re opinionesh për Olsin, Ervinin dhe për Damianon.
Ndërsa për dy të parët opinioni i tij është tërësisht negativ, për Daminon ai ka vetëm lavdërime.
“Ti ke treguar burrërinë e një buri model në Shqipëri. Kështu duhet të jetë burri model. Je shembull për të gjithë shqiptarët. Ta them me sinqeritet”, i thotë Lupçe Damianos.
Ky i fundit i shprehet se mes tij e Danjelit dhe Olsit me Ervinin ka shumë diferenca. “Më thuaj një fjalë ofenduese, që kam thënë unë apo Danjeli. Ai (Ervini) tha do të pres kokën”, shprehet Damiano.
“Unë, ti, Danjeli shprehim Dashuri. Ne jemi Dashuri. Jemi njerëz që kemi 5 gramë logjikë më shumë se ata. Dimë të përballemi me situata të tilla. Nuk kemi lot krokodili”, i thotë Lupçe.


