Please enter at least 3 characters.

Luleshtrydhja izraelite fiton rekordin Guinness si më e madhja në botë

2022/02/Strawberry.jpg

Një luleshtrydhe gjigante e rritur në Izrael dhe me peshë 289 gramë është konfirmuar si më e rënda ndonjëherë nga rekordi Guinness.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fryti u zbulua në plantacionin e drejtuar nga familja Ariel në komunitetin bujqësore Kadima-Zoran, në rrethin qendror të Izraelit.

Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë, katër centimetra e trashë dhe 34 centimetra në perimetër.

Fryti i përket varietit Ilan, që fillimisht u rrit nga Nir Dai në Organizatën e Kërkimeve Bujqësore të Izraelit. /Telegrafi/