Please enter at least 3 characters.

Lukaku te Roma mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea zbret çmimin e belgut

2023/08/Lukaku-2.jpg
395:"Foto Spada/LaPresse 13 Maggio 2023 - Milano , Italia - sport, calcio - Inter vs Sassuolo - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2022/2023 - Stadio San Siro Nella foto: Romelu Lukaku (Inter Milan); esultanza May 13, 2023 Milan , Italy - sport, calcio - Inter vs Sassuolo- Serie A Football Championship 2022/2023 - San Siro Stadium . In the pic : Romelu Lukaku (Inter Milan); celebrates
14:"Spada/LaPresse

Roma është futur fuqishëm në garë për transferimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Sulmuesi belg vazhdon të stërvitet me ekipin e të rinjve të Chelseat pasi nuk është pjesë e projektit teknik të londinezëve.

Roma po mundohet të përfitojë nga kjo dhe ta rikthejë belgun në elitën e futbollit italian Serie A.

Drejtoresha e Përgjithshme e Romës, Lina Souloukou thuhet se ka fluturuar për në Londër, ku do të takohet me Chelsean për të diskutuar për Romelu Lukakun.

Megjithatë Calciomercato ka raportuar se ky transferim mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea vendos ta zbres çmimin prej 40 milionë eurove.

Giallorosët duan huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, por Chelsea dëshiron ta shesë atë menjëherë.

Në anën tjetër nëse londinezët pajtohen të ulin kërkesat e tyre deri në 25 milionë plus pesë të tjera në formë bonusesh, atëherë Roma mund të bëjë sakrificë për transferimin e belgut. /Telegrafi/