Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca rrëfen të metat e saj (Foto)

2018/02/luana3-e1517762561401.jpg

Bukuroshja Luana Vjollca vazhdon që nga java në javë të gjendet pranë publikut shqiptar përmes emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Në një nga rubrikat e emisionit, ku personazhet i drejtohen me pyetje njëri-tjetrit, ishte këngëtari Butrint Imeri, ai i cili iu drejtua me disa pyetje bukuroshes Vjollca, lidhur me të metat e saj.

Dhe Luana nuk refuzoi të përgjigjet, duke thënë se është “korrektësia” në radhë të parë, kjo ngase ajo vonohet gjithmonë në punë, dhe se nuk është e përpiktë!

Tutje, ajo tregoi edhe një të metë tjetër, për të cilën thotë se e ka edhe kritikë nga e ëma.

“Mamaja më thotë se jam shumë nevrike”, ka thënë Luana Vjollca gjatë bisedës me Butrintin. /Telegrafi/