Lokalizohet zjarri në Likovë
05/08/2023
Zjarri në Likovë është shuar, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarri është vënë nën kontroll rreth mesnatës. Në shuarje, përveç zjarrfikësve të Kumanovës, ka marrë pjesë edhe popullata vendase dhe përfaqësues nga industria pyjore.
Për momentin nuk ka djegie, por për shkak të rrezikut për rishfaqje ka një ekip që është vazhdimisht në terren.


