Please enter at least 3 characters.

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin në Saraj

2023/08/Zjarr_Bogdanci-1.jpg

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Me veprimin preciz të tre aeroplanëve “er traktorë” të DMSH-së, si dhe një helikopter të MPB-së, zjarri është lokalizuar. Ekipi i zjarrfikësve të Shkupit është duke inspektuar dhe shuar mbetjet e zjarrit”, sqaroi Angellovi.

Paraprakisht, nga QMK-ja informuan se ka shpërthyer zjarr në afërsi të fshatit Lubin dhe ka hyrë në pyllin me pisha.

*Foto: Arkiv