Lojtarët francez kennyS dhe Python janë larguar nga ekipi i CS:GO – Falcons
07/05/2023
Falcons kanë njoftuar se po lëvizin Jordan "Python" Munck-Foehrle në stol dhe se Kenny "kennyS" Schrub po bëhet një krijues i përmbajtjes për organizatën.
Deklarata zbuloi se organizata synon të formoj një listë që flet anglisht dhe se skuadra do të tërhiqet nga ndeshjet konkurruese.
Ky ndryshim vjen pasi Falcons dështuan të kualifikohen tutje për në Paris Major.
Python ishte lojtari me vlerësimin më të ulët të Falcons , së bashku me kennyS , përgjatë RMR-së dhe kualifikimit të shansit të fundit për Major.
Me largimin e dy lojtarëve tani Falcons kanë këtë formacion:
Nathan "NBK-" Schmitt
Alexandre "bodyy" Pianaro
Kevin "misutaaa" Rabier
/Telegrafi/


