Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Unitedit acarohen me Pogban dhe Sanchezin, shkak bonuset e tyre

2019/05/pogba.jpg
302:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 24: Paul Pogba is substituted and replaced by Alexis Sanchez of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on November 24, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Është rënduar edhe më shumë situata te Manchester Unitedi, pasi tani kanë filluar zënkat mes lojtarëve për fitimet që i marrin në një sezon.

Sipas The Sun, lojtarët e skuadrës angleze janë të acaruar me fitimet që i kanë Paul Pogba dhe Alexis Sanchez, duke kërkuar ndryshime të kontratave.

Siç bën të ditur mediumi anglez, kiliani dhe francezi fitojnë 80 mijë euro, respektivisht 55 mijë euro, në rast të shënimit të një goli gjatë një ndeshje.

Lojtarët e Manchester United (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ky bonus i Sanchezit dhe Pogbas, ka acaruar jashtë mase lojtarët e Manchester Unitedit, që kanë kërkuar të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë, para se të fillojë sezoni i ri.

Skuadra angleze në këtë sezon përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier, ndërsa nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Evropës.

Manchester Unitedi, në krye me Ole Gunnar Solskjaer, kanë paralajmëruar se në verë do të ndodhë një revolucion në skuadër, pasi së paku gjashtë lojtarë do të largohen për t'u liruar vendin transferimeve të reja. /Telegrafi/