Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën

2020/04/GettyImages-1211138918.jpg
280:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 07: Alexander Isak of Real Sociedad controls the ball under pressure from Clement Lenglet of FC Barcelona during the Liga match between FC Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on March 07, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka njoftuar AFE (Shoqata e Lojrtarëve Profesionist) dhe klubet nga dy divizionet kryesore me protokollin që do të ndiqet për kthimin në futboll nga e hëna më 4 maj .

Marrëveshja është arritur nga Tebas, Luis Rubiales (kryetar i federatës) dhe Irene Lozano (e dërguar e shtetit për sport), ndërsa marrëveshja e njohur si “Pakti Viana” u përcoll në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tebas së pari u takua edhe me David Aganzo, presidenti i AFE, duke i kërkuar që të respektonte udhëzimet që qeveria spanjolle ka dhënë për rikthimin në aktivitet, diçka që La Liga shprehet se do të respektojë.

Irene Lozano, presidente e CSD, deklaroi të mërkurën se "sporti do të kthehet" dhe se "ai do të jetë në faza dhe duke respektuar të gjitha masat që ka siguruar Ministria e Shëndetësisë".

Sekretarja e Shtetit për Sport tashmë ka deklaruar se "është thelbësore që aktiviteti i futbollit të kthehet", ndërsa kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, foli me të njëjtin fokus: "Unë mezi po pres të luaj përsëri, duke u futur në terrenin e Bernabéut përsëri dhe duke veshur fanellën e Real Madridit”.

CSD ka thirrur të gjitha palët (RFEF, La Liga dhe AFE) që nesër të rishikojnë fazat dhe të vazhdohet tutje.  /Telegrafi/