Please enter at least 3 characters.

Loftus-Cheek lëndohet rëndë, së paku gjashtë muaj jashtë fushave të blerta

2019/05/Ruben-Loftus-Cheek.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - APRIL 03: Ruben Loftus-Cheek of Chelsea scores his team's third goal during the Premier League match between Chelsea FC and Brighton & Hove Albion at Stamford Bridge on April 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Ruben Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të humb finalen e Ligës së Evropës dhe fillimin e sezonit të ardhshëm të Ligës Premier.

Mesfushori i Chelseat ka lënduar rëndë thembrën e Akilit pas miqësores kundër New England Revolution në Boston, Amerikë.

Mesfushori 23 vjeçar tani po përballet me të paktën gjashtë muaj mungese pasi që llogaritet se është lënduar më rëndë se Callum Hudson-Odoi.

Mjekët e klubit londinez do ta vlerësojnë dëmtimin dhe nëse konfirmohet frika e tyre, lojtari mund të jetë jashtë fushave të blerta deri në një vit.

Ai me siguri do të humbasë përplasjen kundër Arsenalit në Azerbajxhan, kur të besuarit e Maurizio Sarrit kërkojnë lavdi evropiane brenda dy javëve. Futbollisti gjithashtu do t'i mungojë kombëtares angleze në takimet e Ligës së Kombeve.

Theksojmë se londinezët triumfuan me rezultat të pastër prej 3-0 kundër skuadrës që bënë pjesë në ligën amerikane të MLS-it.

Ndryshe, Cheek deri më tani ka pasur 46 paraqitje për The Blues dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/