Please enter at least 3 characters.

Llatas e sulmon Aco Kabranov, ndërhyn policia

2017/03/Gjykata-Penale.jpg

Gjendja e mediave në Maqedoni është rënduar shumë dhe këtë e tregon edhe incidenti në mes kryeredaktorit të TV Sitell, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe pronarit të portalit Libertas, Aco Kabranov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme në gjyqësore në mes Pavloviq dhe Kabranov ka pasur parregullësi që janë evidentuar edhe në ditarin e gjykatësit.

Pavlloviq i është drejtuar palës tjetër, Kabranov me fjalët ''Sorospii'', ''Derra të qelbur'' dhe disa fjalë tjera të pahijshme.

Është dashur edhe intervenimi i policisë dhe mbajtësit të rendit në gjykatë për të qetësuar gjakrat. /Telegrafi/