Please enter at least 3 characters.

Llapi zhvillon ndeshjen e parë miqësore në Antalya, barazon me skuadrën turke

2021/01/139938190_10158873815287243_5666993134905050564_o.jpg
27:"Photographer: Philippe Pace

Llapi ka udhëtuar drejt Turqisë për ta kryer fazën përgatitore para nisjes së edicionit pranveror në Superligë.

Skuadra e Llapit ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po mbahet në Antalya të Turqisë, ndaj skuadrës nga Liga e Parë turke, Tuzlaspor.

Ndeshja përfundoi me shifrat e barabarta 1-1 me skuadrën e Llapit që kaloi në epërsi në minutën e 35-të.

Muhamet Hyseni ishte realizator i golit pasi u shërbye nga Valmir Veliu, i cili asistoi pas një depërtimi në zonë nga e majta, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e fundit të pjesës së parë, nga rivënia nga këndi.

Trajneri i skuadrës, Tahir Batatina inkuadroi të gjithë futbollistët në këtë ndeshje, përveç Sava Gardasevic i cili kishte një dëmtim të lehtë e që nuk u rrezikua për këtë ndeshje si dhe dy futbollistët tjerë që stërvitën individualisht: Liridon Leci dhe Ahmet Haliti.

Këtë ndeshje nga afër e përcolli futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Akhmat Groznyt, Bernard Berisha.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e falënderoi për prezencën e tij, ku pati rastin të shoh nga afër skuadrën kosovare ndaj Tuzlasporit.

Formacioni startues i Llapit:

1. Marijan Coric(64. Drilon Ajeti – 81') – 25. Ardit Peposhi(3. Amir Hossari – 57'), 6. Rilind Gërbeshi(16. Ilir Krasniqi – 46'), 5. Elvis Prençi(15. Lis Behrami – 81'), 8. Benjamin Emini(14. Enis Stublla – 76') – 17. Arbnor Ramadani (20. Edon Zeqiri – 57'), 23. Kushtrim Shabani(21. Alban Ramadani – 57'), 37. Engjëll Hoti(18. Edon Sadriu – 60'), 10. Valmir Veliu (77. Adonis Aliu – 57'), 22. Kastriot Selmani (19. Gentrit Begolli – 57') – 11. Muhamet Hyseni(7. Mentor Zhdrella – 46'). /Telegrafi/