Please enter at least 3 characters.

Llapi dhe Ballkani dhurojnë spektakël me katër gola – por nuk sjellin fitues

Llapi ka priturBallkaninnë“Zahir Pajaziti” nëkuadërtëjavëssëpestëtëSuperligësëKosvoës, nëpërballjenemocionueseqë u mbyll 2-2.

Valentin Serbe ka vazhduar me formën e mirë, duke reziluar golin e parë të takimin, duke gjetur rrjetën nga penalltia në minutën e 20-të për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ishte Arbnor Ramadani që arriti të shënojë për Llapin, duke e barazuar rezultatin në 1-1.


Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani sërish kaloi në epërsi sërish me Seremben për 2-1.

Suhatrekasit me një lojtar më pak u desh të mbrohen në fund, ndërsa Llapi gjeti golin e barazimin me Hasan Hysenin pas një aksioni të bukur për 2-2.

Deri në fund të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë, por rrjetat heshtën.


Llapi mbetet pa fitore dhe në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Ballkani është i treti me 9 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore