Please enter at least 3 characters.

Lladrovci jep dorëheqje nga posti i ambasadorit

2016/11/lladrovci-doreheqej.jpg

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas kandidimit për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dorëheqjen e tij Lladrovci ia ka paraqitur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të  Jashtme Enver Hoxhaj.

Lexojeni ltrën e dorëheqjes së Lladrovcit:Dorëheqja ime nga Ambasadori i R. Kosovës në Shqipëri!SH.T.Z Hashim THAÇIPresident i Republikës së KosovësSH.T.Z Enver HOXHAJMinistër i Punëve të Jashtme të Republikës së KosovësTiranë, më 8 nëntor 2016I nderuar Shkëlqesia Juaj President Hashim Thaçi,Duke ju falenderuar përzemërsisht për emërimin tim në detyrën e lartë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, më lejoni që sot, të paraqes para Jush dhe Institucioneve të Kosovës, dorëheqjen time të parevokueshme, për shkak të kandidimit tim në postin e Kryetarit të Komunës në Drenas.Në të gjithë periudhën që kam ushtruar detyrën e lartë të ambasadorit në Tiranë, kam bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar klimën E bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes dy shteteve tona dhe jam i lumtur që puna ime është cilësuar në nivele të larta.Dorëheqja ime sot vjen menjëherë pasi Partia Demokratike e Kosovës e gjeti të arsyeshme të më kandidojë në vendlindjen time, në Drenas, për të vazhduar punën e suksesshme të pararendësve të mi në këtë detyrë.Të jeni të bindur se, duke besuar në verdiktin e popullit të Zonës sonë, nëse do të gjejë të arsyeshme staturën time politike për ta mbështetur atë, e gjithë puna dhe veprimtaria ime do të jetë e përqëndruar në prosperitetin dhe begatinë e banorëve të vendlindjes sime, njëra nga zonat më të spikatura për atdhedashuri, punë dhe përkushtim.Me konsideratë të lartëRamiz Lladrovci