Please enter at least 3 characters.

Liz Truss ia doli të pamundurën: Nga kryeministrja britanike në anonimitet të plotë

2024/08/Screenshot_2-10.jpg

Politikanët dhe veçanërisht ata në poste qeveritare, rrallë mund të mos bien në sy në rrugë, në dyqane ose në ngjarje të caktuara. Megjithatë, ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, e njohur për qeverisjen prej 45 ditësh të vendit, ia doli.

Gjegjësisht, ish-kryeministrja britanike ka marrë pjesë në garat me kuaj në pistën Goodwood, por duket se, duke gjykuar nga reagimi i moderatorit, pesë minutat e saj të famës kanë kaluar prej kohësh.

Një reporter i ITV në audiencë njohu ekzekutivin skocez të naftës, James Hay dhe qëndroi në shoqërinë e tij, duke i bërë disa pyetje rreth garave me kuaj.

Dhe ndërsa Hay i shpjegoi audiencës këshillat e garave me kuaj, Liz Truss qëndroi pranë tij. Mirëpo, prezantuesi nuk e njohu dhe pasi ai përfundoi fjalimin e tij, vazhdoi me programin.

Megjithatë, komentuesi i garës Richard Hoiles mbeti në këtë moment dhe bëri shaka me kolegun e tij në kabinën e komenteve.

"Kjo ishte Liz Truss, apo jo?"

“Ajo ishte, sytë nuk po më mashtrojnë”, u përgjigj kolegu i tij.

Ndryshe, mandati i Liz Truss përfundoi në mënyrë të palavdishme, duke qenë se ajo ishte vetëm 45 ditë në postin e kryeministres.

Edhe pse përfundoi mandati i saj i shkurtër gjashtë-javor si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss kishte të drejtën e pagesës vjetore prej mbi 134 mijë euro (115 mijë funte).

Përveç kësaj, Truss ka të drejtë për një pension deri në 10 për qind të shtesës prej 134 mijë euro. /Telegrafi/