Please enter at least 3 characters.

Liverpooli vë në shitje mesfushorin

2016/05/liverpool-1.jpg
10:"© Reuters

Liverpooli është i hapur të dëgjojë ofertat për anësorin Lazar Markovic.
Mesfushori serb kaloi sezon të vështirë në Anfield, para se vitin e fundit të kalonte te Fenerbahçe në formë huazimi.

22-vjeçari pritej që të luftonte për një vend në ekipin e Jurgen Kloppit, por Goal raporton se menaxheri gjerman është shprehur i gatshëm të dëgjojë ofertat për anësorin.

Mungesa e garave evropiane ka shtyrë Kloppin që të pakësojë ekipin e tij dhe Markoviq është njëri prej lojtarëve që është në listën e largimeve.