Liverpooli vazhdon bisedimet për Lallanan
20/05/2014
Sipas Press Association Sport, bisedimet janë duke vazhduar, mirëpo procesi i arritjes së ndonjë marrëveshjeje po shkon shumë ngadalë.
Redsat janë të interesuar edhe për 26-vjeçarin, edhe për bashkëlojtarin e tij, Dejan Lovren.
Megjithatë, ata janë duke shqyrtuar edhe alternativa për Lallanan nëse negociatat dështojnë.
Ndryshe, duket se Glen Johnson e ka pranuar ofertën për vazhdim njëvjeçar të kontratës aktuale (që i skadon në qershor 2015), që do të thotë se ai do të qëndrojë edhe dy sezone në Anfield (deri në qershor 2016). /Telegrafi/


